Zarif: Rezistenca e Sirisë, e shpëtoi rajonin nga një rrezik i madh
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87238-zarif_rezistenca_e_sirisë_e_shpëtoi_rajonin_nga_një_rrezik_i_madh
Ministri i punëve ët jashtme të Iranit deklaroi se rezistenca e qeverisë dhe e popullit të Sirisë përball grupeve terroriste, e shpëtoi rajonin nga një rrezik dhe komplot i madh.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 16, 2019 11:38 Europe/Tirane
  • Zarif: Rezistenca e Sirisë, e shpëtoi rajonin nga një rrezik i madh

Ministri i punëve ët jashtme të Iranit deklaroi se rezistenca e qeverisë dhe e popullit të Sirisë përball grupeve terroriste, e shpëtoi rajonin nga një rrezik dhe komplot i madh.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, në takim me Valid Moalem, ministrin e punëve të jashtme të Sirisë, në Damask, ka biseduar në lidhje me marrëdhëniet bilateraleve, zhvillimet rajonale dhe globale dhe ka theksuar nevojën e largimit të të gjithë terroristëve nga Siria dhe respektimin e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të këtij vendi.

Valid Moalem në këtë takim vuri në dukje bashkëpunimin e Iranit dhe Sirisë gjatë viteve të fundit dhe deklaroi: "Ky bashkëpunim është bërë shkak që të dy vendet të neutralizojnë komplote të mëdha dhe është e nevojshme që bashkëpunimet të vazhdojnë në të gjitha fushat"