Zarif takohet me Bashar Asad
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87239-zarif_takohet_me_bashar_asad
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit sot gjatë vizitës së tij në Damask, është takuar dhe ka biseduar me Bashar Asad, presidentin e Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 16, 2019 11:47 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me Bashar Asad

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit sot gjatë vizitës së tij në Damask, është takuar dhe ka biseduar me Bashar Asad, presidentin e Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif sot paradite gjatë vizitës së tij në Siri, është takuar dhe ka biseduar me Bashar Asad, presidentin e Sirisë.

Shqyrtimi i dimensioneve të ndryshme të marrëdhënieve bilaterale, shqyrtimi i çështjeve më të rëndësishme rajonale, shqyrtimi i zhvillimeve më të fundit në procesin e konferencës së Astanas dhe ecjen e procesit politik për zgjidhjen e krizës në Siri, ndjekja e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara gjatë vizitës së zv/presidentit të parë të Republikës Islamike të Iranit në Siri; kanë qenë temat kryesore të bisedimeve mes Muhamed Xhavad Zarif dhe Bashar Asad.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit sot në krye të një delegacioni ka shkuar në Siri për një vizitë dyditore. Zarif pas arritjes në Damask deklaroi se përpjekjet për vazhdimin e fitoreve në frontin e luftës kundër terroristëve, koordinimi i politikave të vendeve të rajonit dhe shqyrtimi i progresit në procesin politik për zgjidhjen e krizës në Siri; janë prej qëllimeve më të rëndësishme të vizitës së tij në Damask.