Zarif shkon në Turqi
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në krye të një delegacioni të lartë politik, pasi vizitës së tij në Siri ka shkuar në Ankara kryeqytetin e Turqisë.
Gjatë qëndrimit në Turqi, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif do të diskutojë me autoritetet turke lidhur me çështjet bilaterale dhe rajonale dhe sidomos për situatën në Siri dhe në Afrikën e Veriut. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit do të qëndrojë 2 ditë në Turqi dhe do të takohet me presidentin Rexhep Taip Erdogan. Programi i vizitës së ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në Ankara nis sot. Më herët Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit gjatë vizitës së tij në Damask, është takuar dhe ka biseduar me Bashar Asad, presidentin e Sirisë. Muhamed Xhavad Zarif sot paradite gjatë vizitës së tij në Siri, është takuar dhe ka biseduar me Bashar Asad, presidentin e Sirisë. Shqyrtimi i dimensioneve të ndryshme të marrëdhënieve bilaterale, shqyrtimi i çështjeve më të rëndësishme rajonale, shqyrtimi i zhvillimeve më të fundit në procesin e konferencës së Astanasë dhe ecjen e procesit politik për zgjidhjen e krizës në Siri, ndjekja e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara gjatë vizitës së zv/presidentit të parë të Republikës Islamike të Iranit në Siri; kanë qenë temat kryesore të bisedimeve mes Muhamed Xhavad Zarif dhe Bashar Asad. Ministri i punëve të jashtme të Iranit sot në krye të një delegacioni ka shkuar në Siri për një vizitë dyditore. Zarif pas arritjes në Damask deklaroi se përpjekjet për vazhdimin e fitoreve në frontin e luftës kundër terroristëve, koordinimi i politikave të vendeve të rajonit dhe shqyrtimi i progresit në procesin politik për zgjidhjen e krizës në Siri; janë prej qëllimeve më të rëndësishme të vizitës së tij në Damask.