Zarif takohet me Erdoganin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87270-zarif_takohet_me_erdoganin
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën gjatë vizitës së tij në Turqi është takuar dhe ka biseduar edhe me Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Turqisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 17, 2019 11:06 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me Erdoganin

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën gjatë vizitës së tij në Turqi është takuar dhe ka biseduar edhe me Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Turqisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif i cili të martën në mbrëmje në krye të një delegacioni ka udhëtuar për një vizitë në Ankara, në këtë takim me presidentin e Turqisë ka biseduar në lidhje me çështjet bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare.

Shefi i diplomacisë iraniane gjithashtu sot në mëngjes është takuar dhe ka biseduar edhe me homologun e tij turk ku ka shqyrtuar marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Turqisë kanë zhvilluar edhe një konferencë të përbashkët për shtyp ku i janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.