Zarif e cilëson rajonin si prioritet për Iranin
Ministri i jashtëm iranian në një mesazh, duke thënë se rajoni ka qenë gjithmonë një prioritet për Iranin.
Përfundimi i një bisedimi të suksesshëm rajonal mbi lidhjet dhe zhvillimet rajonale me Presidentin Asad, kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Sirisë dhe me presidentin turk Erdogan, kryetarin e Parlamentit dhe ministrin e jashtëm të Turqisë dhe zyrtarë të tjerë të lartë në të dy kryeqytetet, tha Mohamed Xhevad Zarif në Tuiter të mërkurën. Ai shtoi: "Për Iranin, rajoni është gjithmonë prioritet". Ministri i jashtëm iranian arriti në kryeqytetin sirian të martën në një vizitë njëditore. Zarif vizitoi Damaskun me ftesë të presidentit sirian Bashar al-Assad. Duke folur për vizitën e tij në Damask, Zarif i përshkroi takimet e tij me zyrtarët sirianë si shumë të mira. "Bisedimet me presidentin sirian Bashar Asad ishin shumë të frytshme", tha ministri i jashtëm iranian, duke shtuar se u mbajtën negociata të mira rreth bisedimeve të ardhshme të Astanaa mbi Sirinë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.