Zarif; Fqinjët janë prioritet i Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87285-zarif_fqinjët_janë_prioritet_i_iranit
Fqinjët janë në prioritet të qeverisë iraniane. Ministri i jashtëm iranian në një mesazh të tij theksoi se rajoni ka qenë gjithmonë një prioritet për Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 18, 2019 02:38 Europe/Tirane
  • Zarif; Fqinjët janë prioritet i Iranit

Fqinjët janë në prioritet të qeverisë iraniane. Ministri i jashtëm iranian në një mesazh të tij theksoi se rajoni ka qenë gjithmonë një prioritet për Iranin.

Përfundimi i një bisedimi të suksesshëm rajonal mbi lidhjet dhe zhvillimet rajonale me Presidentin Asad, kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Sirisë dhe me presidentin turk  Erdogan, kryetarin e Parlamentit dhe ministrin e jashtëm të Turqisë dhe zyrtarë të tjerë të lartë në të dy kryeqytetet, tha Muhamed Xhevad Zarif  në Twitter. Ai shtoi: "Për Iranin, rajoni është gjithmonë prioritet". Ministri i jashtëm iranian arriti në kryeqytetin sirian të martën në një vizitë njëditore. Zarif vizitoi Damaskun me ftesë të presidentit sirian Bashar al-Assad. Duke folur për vizitën e tij në Damask, Zarif i përshkroi takimet e tij me zyrtarët sirianë si shumë të mira. "Bisedimet me presidentin sirian Bashar Asad ishin shumë të frytshme", tha ministri i jashtëm iranian, duke shtuar se u mbajtën negociata të mira rreth bisedimeve të ardhshme të Astana mbi Sirinë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.