Amir Abdulahjan: Sunduesit e Amerikës janë armiq të të gjithë popullit iranian
Asistenti special i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit në çështjet ndërkombëtare vuri në dukje pengesat e Amerikës për dërgimin e ndihmave humanitare për banorët e goditur nga përmbytjet në Iran dhe deklaroi se sunduesit e Amerikës janë armiq të të gjithë popullit iranian.
Husejn Amir Abdulahjan, asistenti special i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit në çështje ndërkombëtare, të premten në faqen e tij në Instagram, duke theksuar se sunduesit amerikan dhe disa aleat e tyre i kanë borxh Iranit edhe për shëndetin e tyre, ka shkruar: "Në kohën kur Abdullah bin Abdulaziz Al Saud ishte mbret i Arabisë Saudite Xhorxh W. Bush ishte president i Amerikës, mbreti i Arabisë Saudite pas kurimit në një prej spitaleve më të rëndësishme të Amerikës, ishte shprehur i çuditur për faktin se kryetari i atij spitali, shefi i departamentit kirurgjisë dhe një pjesë e rëndësishme e ekipit kirurgjik ishin iranian".
Amir Abdulahjan në vazhdim ka shkruar: "Mirëpo sunduesit e Amerikës gjatë përmbytjeve të fundit në Iran, nuk kanë lejuar të transferohet as një dollar prej ndihmave të diasporës iraniane për bashkatdhetarët e tyre në Iran".