Amerika zyrtarisht mbështet veprimet e gjeneral Haftar në Libi
(last modified Sun, 21 Apr 2019 07:32:30 GMT )
Prill 21, 2019 09:32 Europe/Tirane
  • Amerika zyrtarisht mbështet veprimet e gjeneral Haftar në Libi

Departamenti amerikan i shtetit haptazi ka mbështetur gjeneral Haftar në konfliktin e fundit të krijuar në Libi. Uashingtoni ka thënë se gjeneral Haftar ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e burimeve të naftës së Libisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Hadith të lajmeve, departamenti amerikan i shtetit duke shprehur mbështetjen për gjeneral Haftar komandanti i të ashtuquajturës ushtria kombëtare e Libisë ka pretenduar se Amerika kërkon një Libi të stabilizuar, unike, të bashkuar dhe demokratike. Vlen të theksohet se Organizata Botërore e Shëndetësisë sot (të shtunën) në faqen e saj zyrtare në Twitter ka deklaruar se që nga fillimi i luftimeve në Tripoli, kryeqytetin e Libisë, janë vrarë 220 persona dhe janë plagosur 1066 të tjerë. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë në faqen e saj në Twitter ka shkruar se grat, fëmijët dhe punëtorët janë në mesin e civilëve që janë vrarë gjatë luftimeve të fundit në Tripoli. Në vazhdim të raportit të kësaj organizate, shkruhet se luftimet në Libi janë bërë shkak për shpërnguljen e mbi 18 mijë personave. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar nga të gjitha palët e përfshira në konfliktin e Libisë që të ruajnë qetësinë dhe me veprimet e tyre të mos dëmtojnë më tepër se kaq popullatën civile. Ekipet e emergjencës dhe ekipet mjekësore të kësaj organizate po vazhdojnë aktivitetin e tyre në spitale të Libisë për të ndihmuar viktimat.

Tags