Vizita e kryeministrit pakistanez në Teheran, faqe e re në bashkëpunimet dypalëshe
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87371-vizita_e_kryeministrit_pakistanez_në_teheran_faqe_e_re_në_bashkëpunimet_dypalëshe
Imran Khan kryeministër i Pakistanit ka arritur sot në Teheran për një vizitë dyditore në Republikën Islamike të Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 21, 2019 09:32 Europe/Tirane
  • Vizita e kryeministrit pakistanez në Teheran, faqe e re në bashkëpunimet dypalëshe

Imran Khan kryeministër i Pakistanit ka arritur sot në Teheran për një vizitë dyditore në Republikën Islamike të Iranit.

Sipas deklaratës së nxjerrë nga ministria e jashtme e Pakistanit, kryeministri pakistanez përpara se sa të arrijë në Teheran do të kryejë një vizitë të shkurtër në qytetin Mashhad në lindje të Iranit. Delegacioni që shoqëron kryeministrin pakistanez gjatë vizitës së tij në Teheran përbëhet nga ministri i financave, ai i të drejtave të njeriut, lundrimit, ministri i koordinimit të shteteve dhe këshilltari i kryeministrit për çështjet e biznesit dhe tregtisë, si dhe disa funksionarë të tjerë të lartë të qeverisë së Islamabadit. Kryeministri pakistanez pritet të marrë pjesë në takimin e përbashkët të biznesit të Iranit dhe Pakistanit. Rëndësia e vizitës së kryeministrit pakistanez në Iran konsiston në marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike. Përveç bashkëpunimit në fushën ekonomike, bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet për ngritjen e nivelit të sigurisë në kufijtë e përbashkët janë tema të tjera të rëndësishme që pritet të diskutohen nga autoritetet e Iranit dhe Pakistanit. Në kuadër të vizitës së kryeministrit pakistanez në Teheran, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif dhe homologu i tij pakistanez Shah Mahmud Kureishi, kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar për bashkëpunimet dypalëshe sidomos në luftën kundër terrorizmit. Elementë terroristë deri tani kanë përdorur territorin e Pakistanit për kryer sulme terroriste ndaj rojeve kufitare të Iranit dhe pikërisht kjo çështje është një nga temat e diskutimeve dhe të bashkëpunimeve mes dy vendeve për të luftuar terrorizmin dhe për të krijuar siguri në vijën e përbashkët kufitare. Hesam Kian Mukadam ekspert i çështjeve politike thotë: Që nga koha kur është shpallur vizita e kryeministrit Imran Khan dhe është përcaktuar data e vizitës së tij në Iran, aktivitetet e elementëve terroristë dhe të varur financiarisht nga regjimi Al Saud, janë shtuar shumë në provincën Sistan Baluçistan. Sipas këtij analisti, duke pasur parasysh historikun e armiqësive të Arabisë Saudite nuk mund të pritet diçka më shumë sesa kjo, mirëpo të tilla veprime janë kambanë alarmi që do të thotë se Arabia Saudite synon prishjen e marrëdhënieve mes Iranit dhe Pakistanit dhe prishjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Irani dhe Pakistani si dy vende fqinje kanë veprimtari të përbashkët sa i përket zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit për zgjidhjen e krizave të rajonit. marrëdhëniet e Pakistanit me Iranin si një vend themelues i organizatës së bashkëpunimit ekonomik EKO dhe i organizatës së bashkëpunimit të vendeve islamike OIC, kanë rrënjë në të përbashkëtat historike, kulturore dhe fetare. sa herë që në Pakistan ka ndodhur ndonjë ngjarje, populli iranian menjëherë është shprehur i gatshëm për të dhënë ndihmën e tij dhe sa herë që ka ndodhur diçka në Iran siç është situata e fundit e krijuar nga përmbytjet, populli pakistanez ka nxituar për të dhënë ndihmën e tij për popullin iranian. Duke pasur parasysh këtë lidhje, vizita e kryeministrit pakistanez në Teheran është një hapur përpara drejt forcimit akoma më të madh të marrëdhënieve dypalëshe dhe hapjes së një faqeje të re në marrëdhëniet mes dy vendeve.