Bisedë telefonike e ministrave të jashtëm të Pakistanit dhe Iranit
Në kuadër të vizitës së kryeministrit pakistanez në Teheran, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif dhe homologu i tij pakistanez Shah Mahmud Kureishi, kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar për bashkëpunimet dypalëshe sidomos në luftën kundër terrorizmit.
Elementë terroristë deri tani kanë përdorur territorin e Pakistanit për kryer sulme terroriste ndaj rojeve kufitare të Iranit dhe pikërisht kjo çështje është një nga temat e diskutimeve dhe të bashkëpunimeve mes dy vendeve për të luftuar terrorizmin dhe për të krijuar siguri në vijën e përbashkët kufitare. Rëndësia e vizitës së kryeministrit pakistanez në Iran konsiston në marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike. Përveç bashkëpunimit në fushën ekonomike, bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet për ngritjen e nivelit të sigurisë në kufijtë e përbashkët janë tema të tjera të rëndësishme që pritet të diskutohen nga autoritetet e Iranit dhe Pakistanit.