Bisedë telefonike e ministrave të jashtëm të Pakistanit dhe Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87372-bisedë_telefonike_e_ministrave_të_jashtëm_të_pakistanit_dhe_iranit
Në kuadër të vizitës së kryeministrit pakistanez në Teheran, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif dhe homologu i tij pakistanez Shah Mahmud Kureishi, kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar për bashkëpunimet dypalëshe sidomos në luftën kundër terrorizmit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 21, 2019 05:03 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike e ministrave të jashtëm të Pakistanit dhe Iranit

Në kuadër të vizitës së kryeministrit pakistanez në Teheran, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif dhe homologu i tij pakistanez Shah Mahmud Kureishi, kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar për bashkëpunimet dypalëshe sidomos në luftën kundër terrorizmit.

Elementë terroristë deri tani kanë përdorur territorin e Pakistanit për kryer sulme terroriste ndaj rojeve kufitare të Iranit dhe pikërisht kjo çështje është një nga temat e diskutimeve dhe të bashkëpunimeve mes dy vendeve për të luftuar terrorizmin dhe për të krijuar siguri në vijën e përbashkët kufitare. Rëndësia e vizitës së kryeministrit pakistanez në Iran konsiston në marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike. Përveç bashkëpunimit në fushën ekonomike, bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet për ngritjen e nivelit të sigurisë në kufijtë e përbashkët janë tema të tjera të rëndësishme që pritet të diskutohen nga autoritetet e Iranit dhe Pakistanit.