Kryeministri pakistanez arrin në Teheran
Kryeministri i Pakistanit dje në darkë ka arritur në Teheran.
Imran Khan kryeministër i Pakistanit ka arritur dje në Teheran për një vizitë dyditore në Republikën Islamike të Iranit. Sipas deklaratës së nxjerrë nga ministria e jashtme e Pakistanit, kryeministri pakistanez përpara se sa të arrijë në Teheran kreu një vizitë të shkurtër në qytetin Mashhad në lindje të Iranit. Delegacioni që shoqëron kryeministrin pakistanez gjatë vizitës së tij në Teheran përbëhet nga ministri i financave, ai i të drejtave të njeriut, lundrimit, ministri i koordinimit të shteteve dhe këshilltari i kryeministrit për çështjet e biznesit dhe tregtisë, si dhe disa funksionarë të tjerë të lartë të qeverisë së Islamabadit. Kryeministri pakistanez pritet të marrë pjesë në takimin e përbashkët të biznesit të Iranit dhe Pakistanit. Rëndësia e vizitës së kryeministrit pakistanez në Iran konsiston në marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike. Përveç bashkëpunimit në fushën ekonomike, bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet për ngritjen e nivelit të sigurisë në kufijtë e përbashkët janë tema të tjera të rëndësishme që pritet të diskutohen nga autoritetet e Iranit dhe Pakistanit.