Zarif në Nju Jork
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në një takim plenar të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi multilateralizmin dhe diplomacinë.
Zarif u largua nga Teherani për në Nju Jork të martën në mëngjes për tubimin njëditor, i cili do të mbahet të mërkurën në selinë e OKB-së. Samiti organizohet pasi SHBA-ja nën presidentin Donald Trump ka qenë globalisht nën kritika për politikat e veta të njëanshme në trajtimin e shteteve të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe aleatët e saj. Në margjinat e këtij samiti, Zarif pritet të mbajë disa konferenca shtypi dhe fjalime në institutet dhe mediat e pavarura në Nju Jork.