Hapet sesioni i 32-të i panairit ndërkombëtar të librit në Teheran
Sesioni i 32-të i panairit ndërkombëtar të librit në Teheran u hap sot (të martën) në Mosalan Imam Khomejni (ra) në Teheran.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mohsen Xhavadi, kryetari i sesionit të 32-të të panairit ndërkombëtar të librit në Teheran, në ceremoninë e hapjes së këtij panairi e cila u zhvillua në prani të ministrit të kulturës dhe edukimit islamik të Iranit, ministrit të kulturës së Kinës, ambasadorëve dhe përfaqësuesve kulturor të vendeve të ndryshme, deklaroi: "Panairi i librit është një hap i rëndësishëm për forcimin e miqësisë së qëndrueshme të Iranit me popujt e tjerë të botës".
Xhavadi në vazhdim tha se motoja e sesionit të 32-të të panairit ndërkombëtar të librit në Teheran është "Lesimi është mundësi", ndërsa shtoi: "2400 botues iranianë dhe 800 botues të huaj marrin pjesë në sesionin e 32-të të panairit të librit në Teheran".
Xhavadi gjithashtu theksoi se nëpërmjet këtij panairi të librit mund thellohen marrëdhëniet mes shteteve dhe popujve të ndryshme dhe prania e Kinës si mysafirë special i panairit ndërkombëtar të librit në Teheran, mund të konsiderohet një shenjë për ripërtëritjen e Rrugës së Mëndafshit nëpërmjet leximit të librit.
Vlen të theksohet se sesioni i 32-të ndërkombëtar i librit në Teheran do të jetë i hapur për vizitorët nga 24 prilli deri më 4 maj në Mosalan Imam Khomejni (ra) në Teheran.