Zarif: Shtimi i terrorizmit ekonomik kundër iranianëve, tregon zhgënjimin e Amerikës
Prill 23, 2019 10:10 Europe/Tirane
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se shtimi i terrorizmit ekonomik kundër iranianëve ka treguar zhgënjimin e regjimit të Amerikës.
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e martë ka publikuar një mesazh në Twitter ku ka shkruar: "Shtimi i terrorizmit ekonomik kundër iranianëve ka zbuluar hutinë dhe zhgënjimin e regjimit të Amerikës dhe dështimin e sevilëve të Uashingtonit që po bëjnë sabotime përkrah tij. Ndërkohë që trashëgimtarët e Persisë së Lashtë nuk hartojnë strategjinë e tyre në bazë të "sugjerimeve" të të huajve duke përfshirë edhe Amerikën".
Tags