Unilaterizmi i Trump, rrezik për diplomacinë e paqes
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87473-unilaterizmi_i_trump_rrezik_për_diplomacinë_e_paqes
Për të mbrojtur multilaterizmin është e nevojshme që të pengohet Amerika në realizimin e objektivave të saj nëpërmjet veprimeve të jashtëligjshme.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 25, 2019 03:37 Europe/Tirane
  • Unilaterizmi i Trump, rrezik për diplomacinë e paqes

Për të mbrojtur multilaterizmin është e nevojshme që të pengohet Amerika në realizimin e objektivave të saj nëpërmjet veprimeve të jashtëligjshme.

Kështu ka deklaruar Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në kuadër të takimit “ Dita botërore e multilaterizmit dhe e diplomacisë së paqes” në AP të OKB. Në kuadër të këtij takimi ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë: Çdo presion që ushtrohet nga amerikan ndaj të tjerëve dhe që bien ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe me rezolutat e KS të OKB, duhen refuzuar dhe nuk duhen pranuar. Qeveria aktuale e Amerikës e kryesuar nga Donald Trump, nuk i kushton aspak vlerë akordeve dhe ligjeve ndërkombëtare dhe për të realizuar qëllimet e saj përdor çdo lloj politike. Unilaterizmi i Donald Trump nuk është vetëm kundrejt Iranit. Amerika përveçse është larguar  nga marrëveshja bërthamore ajo është larguar nga këshilli për të drejtat e njeriut të OKB, traktati i Parisit për ambientin, traktati për ndalimin e raketave bërthamore me rreze të mesme veprimi, etj. Të tilla veprime të jashtëligjshme të qeverisë amerikane janë kërcënim për multilaterizmin e botës. Presionet ndaj vendeve evropiane me vendosjen e tarifave doganore, përpjekjet për të krijuar ndasi mes Evropës së vjetër dhe asaj të re duke mbështetur grupet e ekstremit të djathtë, janë disa nga shenjat e sjelljes së njëanshme dhe unilaterale të Donald Trump kundrejt aleatëve dhe partnerëve të vjetër dhe tradicionalë të Amerikës. Kulmi i sjelljes së njëanshme dhe armiqësore të Donald Trump ishte vendimi i tij kundër gardës revolucionare të Iranit. Neglizhenca në këtë rast mund të bëhet shkak që kjo sjellje të prekë çdo vend tjetër të pavarur në botë. Shpallja e një force zyrtare të armatosur të një vend si grup terrorist është një veprim tepër i rrezikshëm dhe nëse Bashkësi Ndërkombëtare nuk mban qëndrim të prerë dhe serioz kundër këtij vendimi, atëherë ai nuk do të jetë as i pari dhe as i fundit. Politika e ndjekur nga qeveria e Donald Trump kundrejt gardës revolucionare, nuk është diçka e lehtë. OKB si një organizatë shembull i multilaterizmit dhe mbështetëse e pqes në botë, duhet të luajë një rol të rëndësishëm përballë sjelljeve arrogante të Amerikës. Pas vendimit të Amerikës për shpalljen e gardës revolucionare si grup terrorist, ndalimi i afatit për pezullimin e sanksioneve ndaj blerësve të naftës iraniane është një tjetër veprim arrogant i Amerikës e cila nuk zbaton zotimet e saj kundrejt partnerëve dhe për të realizuar objektivat e veta viktimizon çdo vend. Vazhdimi i kësaj politike është një rrezik serioz për multilaterizmin në arenën ndërkombëtare. Paqja dhe siguria botërore garantohet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit dhe multilaterizmit. Duke pasur parasysh politikat që po ndjek qeveria e Donald Trump, në këto kushte vendet e pavarura dhe OKB kanë rol të rëndësishme për ruajtjen e sistemit multilateral në botë. Diplomacia për paqe nuk do të ketë suksese nën veprimet e njëanshme të Donald Trump, vetëm në rast se vendet e botës marrin masa për të shpëtuar multilaterizmin në sistemin ndërkombëtar. Nëse konventat dhe rezolutat e OKB dhe ligjet ndërkombëtare nuk respektohen, atëherë nuk mund të ketë më siguri dhe paqe në botë.