Zarif: Sanksionet amerikane kundër Iranit janë të destinuara të dështojnë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87524-zarif_sanksionet_amerikane_kundër_iranit_janë_të_destinuara_të_dështojnë
Ministri i Jashtëm Muhamed Xhavad Zarif thotë se Irani do të bëjë gjithçka për eksportin e naftës pasi Shtetet e Bashkuara ashpërsuan sanksionet ndaj vendit, duke theksuar se Republika Islamike, e cila ka qenë objekt i embargove mizore amerikane për dekada të tëra, ka fituar shumë përvojë për të anashkaluar masat kufizuese.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 27, 2019 03:38 Europe/Tirane
  • Zarif: Sanksionet amerikane kundër Iranit janë të destinuara të dështojnë

Ministri i Jashtëm Muhamed Xhavad Zarif thotë se Irani do të bëjë gjithçka për eksportin e naftës pasi Shtetet e Bashkuara ashpërsuan sanksionet ndaj vendit, duke theksuar se Republika Islamike, e cila ka qenë objekt i embargove mizore amerikane për dekada të tëra, ka fituar shumë përvojë për të anashkaluar masat kufizuese.

Zarif në një intervistë ekskluzive me Reuters të mërkurën tha se sanksionet e Uashingtonit dëmtojnë iranianët e zakonshëm, por qeveria do të bëjë gjithçka që mundet për të shitur naftë dhe për të siguruar jetën e qytetarëve të saj. Më parë këtë javë, Shtëpia e Bardhë edhe një herë sulmoi sektorin e naftës në Iran, duke i dhënë fund gjashtë muajsh përjashtime, të cilat i lejonin tetë klientët më të mëdhenj të Teheranit që të vazhdonin të importojnë vëllime të kufizuara të naftës. Amerika kërcënoi blerësit e naftës iraniane me sanksione nëse nuk arrijnë të ndalojnë blerjet e tyre deri më 1 maj, në një masë që shpejt i dërgoi çmimet globale të naftës së papërpunuar në nivelet më të larta që nga nëntori i kaluar. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor 2018. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX.