Zarif: Irani nuk i ka propozuar Amerikës të futet në negociata
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87553-zarif_irani_nuk_i_ka_propozuar_amerikës_të_futet_në_negociata
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e shtunë në një intervistë për kanalin amerikan CBS ka shpjeguar se Teherani nuk i ka propozuar Uashingtonit të futet në negociata.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 28, 2019 04:34 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani nuk i ka propozuar Amerikës të futet në negociata

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e shtunë në një intervistë për kanalin amerikan CBS ka shpjeguar se Teherani nuk i ka propozuar Uashingtonit të futet në negociata.

Muhamed Xhavad Zarif në këtë intervistë reagoi ndaj pretendimeve të spikeruesit të programit Face The Nation të kanalit CBS, i cili ka pretenduar se Irani në muajin shtator i ka propozuar negociata Amerikës, ka thënë: Iranianët nuk i kanë propozuar amerikanëve negociata, por u kanë dhënë përgjigje propozimit të tyre dhe tani janë në pritje të përgjigjes. Zarif lidhur me propozimin e tij të fundit për shkëmbimin e të burgosurve mes Iranit dhe Amerikës ka thënë se Irani dhe Amerika edhe më herët e kanë bërë një gjë të tillë dhe këtë mund ta bëjnë edhe tani. Shefi i diplomacisë iraniane tha se 6 muaj më parë ka propozuar shkëmbimin e të burgosurve me Amerikën, mirëpo deri më sot nuk ka marrë përgjigje nga Uashingtoni. Zarif në përgjigje të pyetjes së drejtuesit të programit se Iranit për të treguar seriozitetin e tij përse nuk liron disa nga shtetasit amerikanë të arrestuar në Iran, përmendi marrëveshjen bërthamore dhe tha: Është Amerika ajo që duhet të tregojë seriozitet. Irani gjithmonë ka zbatuar angazhimet dhe zotimet e tij, mirëpo Amerika jo. Ditën e mërkurë shefi diplomacisë iraniane në kuadër të takimit të Fondacionit Shoqëria Aziatike në Nju Jork ka propozuar shkëmbimin e të burgosurve mes Iranit dhe Amerikës.