Përfundon manovra e përbashkët e Iranit dhe Omanit në brigjet e Maskatit
Manovra ushtarake e njësive të forcave detare, ajrore dhe kufitare të Omanit dhe e disa njësive të forcave detare të Gardës së Revolucionit Islamik dhe forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit përfundoi në zonat bregdetare të Maskatit.
Burimet e Gardës Revolucionare të Iranit njoftuan se në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve të komisionit të përbashkët për miqësi ushtarake të Iranit dhe Omanit, disa njësi të forcave detare, ajrore dhe kufitare të Omanit si dhe disa njësi të forcave detare të Gardës Revolucionare dhe të forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në bazë të programeve të përcaktuara më parë, kanë manifestuar gatishmërinë e tyre për kryerjen e operacioneve të emergjencës dhe shpëtimit detar në ujërat e territorit të Omanit.
Pjesëmarrja e lundrueseve të forcave detare të ushtrisë dhe të Gardës Revolucionare të Iranit në këtë manovër detare njëkohësisht me organizimin e takimeve të samitit të 15-të të komitetit për bashkëpunime ushtarake të Iranit dhe Omanit, ka dërguar një mesazh për siguri, paqe dhe miqësi në rajon për botën dhe ka treguar se bashkëpunimet bilaterale dhe multilaterale mes vendeve të rajonit mund të shtojnë sigurinë dhe të thellojnë miqësinë dhe të forcojnë paqen në nivel rajonal.