Xhahangiri: Bashkësia Ndërkombëtare të mos heshtë përball sanksioneve farmaceutike ndaj Iranit
Zv/presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Bashkësia Ndërkombëtare nuk duhet të heshtë përball politikave të Amerikës në sanksionimin e medikamenteve dhe kërcënimin e shëndetit të iranianëve.
Is'hak Xhahangiri, zv/presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e hënë në samitin e shtatë rajonal të Forumit Botëror për Shëndetësi të zhvilluar në ishullin Kish në jug të Iranit, shtoi: "Bashkësia Ndërkombëtare duhet të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat dhe politikat kundër veprimeve kundër njerëzimit që po kryen Amerika".
Xhahangiri në vazhdim tha: "Duke marrë parasysh rolin e Iranit në sigurimin e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore, kërcënimi i shëndetësisë së Iranit është kërcënim i vendeve të rajonit".
Zv/presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu vuri në dukje sabotimin e Amerikës në pengimin e dërgimit të ndihmave monetare për banorët e goditur nga përmbytjet e fundit në Iran, theksoi: "Përmbytjet e fundit në Iran ishte sprovë serioze për provuar motot me plotë zhurmë të qeverisë së Amerikës në fushën e të drejtave të njeriut, por edhe kësaj radhe Uashingtoni vërtetoi hipokrizinë e vet".