Gjeneral Sulejmani: Amerika është mbështetur te qeveritë pa legjitimitet
Komandanti i forcave Kods të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se Amerika dhe aleatet e saj nuk përbëjnë ndonjë lëvizje të fuqishme në Azi sepse Amerika mbështetët në shtetet e qeveritë që nuk kanë legjitimitet.
Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e hënë në takimin e përgjithshëm të komandantëve, krerëve dhe drejtuesve të forcave të rendit të Iranit në Teheran: "Armiqtë synojnë të godasin Iranin Islamik me ty mekanizma: nëpërmjet sanksioneve ekonomike dhe nëpërmjet prishjes së sigurisë së vendit".
Gjeneral Sulejmani në vazhdim tha se armiku nëpërmjet presioneve ekonomike, synon ta çojë Iranin në tryezën e bisedimeve dhe theksoi: "Populli i Iranit në rrethanat aktuale zhvillimin e negociatave me armikun e konsideron shembull të dorëzimit, prandaj kurrë nuk do të pranojë një poshtërim të tillë".