Irani, Malajzia dhe Indonezia diskutojnë çështjet rajonale
Ministri i jashtëm iranian Mohamed Xhevad Zarif në një takim me homologët indonezian dhe malajzian shqyrtoi çështjet bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare.
Në takimin që zhvilloi në margjinat e Dialogut të Bashkëpunimit të Azisë (ACD) në Doha, Katar, Zarif së bashku me Retno Lestari Priansari Marsudi dhe Saifuddin Abdullah diskutuan çështjet e botës muslimane. Ministri i jashtëm iranian gjithashtu mbajti një intervistë me median e Katarit, 'Al Jazeera' e cili do të publikohet së shpejti. Më parë, Zarif mori pjesë në një darkë pune me homologët e Katarit, Kazakistanit, Sri Lankës dhe Turqisë. Dialogu i Bashkëpunimit të Azisë (ACD) është një organizatë ndërqeveritare e krijuar në Tajlandë më 18 qershor 2002 për të promovuar bashkëpunimin aziatik në nivelin kontinental.