Mbështetja e Iranit shpëtoi Irakun nga shpërbërja
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87686-mbështetja_e_iranit_shpëtoi_irakun_nga_shpërbërja
Ministri i Mbrojtjes i RII Amir Hatami ka thënë se mbështetja bujare e Iranit për Irakun gjatë operacionit kundër terrorizmit ndihmoi në shpëtimin e vendeve fqinje arabe nga shpërbërja.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 02, 2019 16:30 Europe/Tirane
  • Mbështetja e Iranit shpëtoi Irakun nga shpërbërja

Ministri i Mbrojtjes i RII Amir Hatami ka thënë se mbështetja bujare e Iranit për Irakun gjatë operacionit kundër terrorizmit ndihmoi në shpëtimin e vendeve fqinje arabe nga shpërbërja.

Hatami i bëri këto deklarata gjatë një takimi me komandantët e njësisë së aviacionit të Ushtrisë Irakiane dhe Mbrojtjes Ajrore në Teheran të enjten. Ai theksoi se kërcënimet ndaj Iranit dhe Irakut kërkojnë më shumë ndërveprime në mes Teheranit dhe Bagdadit për të mbrojtur interesat e të dy vendeve dhe për t'i sjellë prosperitet ekonomik dhe për të siguruar sigurinë dhe stabilitetin rajonal. "Gjaku i të rinjve iranianë dhe irakianë besnikë, të përkushtuar dhe patriotik garanton stabilitetin dhe sigurinë e të dy vendeve," tha Hatami, duke shtuar se Iraku mund të ishte shkatërruar nga "keqdashësit dhe armiqtë e paqes" po të mos ishte Mbështetja e Iranit.