Irani dhe Iraku, aktorë efektivë në Azinë Perëndimore
Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon është paguar një çmimi i lartë dhe nëse nuk do të ishte bashkëpunimi me ndikim i Iranit, armiqtë do të ndanin territorin e Irakut dhe Sirisë.
Gjeneral Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, ditën e enjte në takim me komandantin e forcave ajrore të ushtrisë së Irakut, vuri në dukje rrethanat politike dhe të sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në botë dhe tha: “Kërcënimet dhe rastet e krijuara përpara të dy vendeve kërkojnë që autoritetet shtetërore dhe ushtarake të zhvillojnë bisedime dhe kontakte për sigurimin e interesave të dy popujve dhe për garantimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon”. Ministri i mbrojtjes së Iranit gjithashtu tha se vendosja e emrit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në listën e organizatave terroriste nga ana e Amerikës ishte një veprim hakmarrës që kanë bërë amerikanët për shkak të veprimeve të suksesshme të Gardës Revolucionare në luftën kundër terrorizmit në Irak dhe Siri, por ata me këtë veprim synojnë të pengojnë procesin e vendosjes së stabilitetit politik dhe të sigurisë në Irak dhe Siri. Delegacioni i lartë ushtarak i Irakut në këtë takim theksoi nevojën për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve mes të dy vendeve në fushën e mbrojtjes. Komandanti i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit duke theksuar se me unitet dhe bashkëpunim të vendeve të rajonit, garantohet siguria e Gjirit Persik, shtoi se me padyshim se faktorët e huaj shqetësohen nga uniteti i myslimanëve në rajon. Admiral Alireza Tangsiri, komandanti i forcave detare të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, në takim me gjeneral Ahmed Xhasem Al-Mearexh, komandanti i forcave detare të ushtrisë së Irakut, i cili po qëndron për një vizitë në Teheran, deklaroi: “Armiqtë synojnë vetëm të krijojnë përçarje mes myslimanëve, por pavarësisht të gjitha komploteve, ekziston një miqësi e veçantë mes popullit të Iranit dhe Irakut dhe të dy popujt e Iranit dhe Irakut mund të merren shembull si faktor më të mirë unitetit mes myslimanëve”. Admiral Alireza Tangsiri vuri në dukje sakrificën e forcave të frontit të rezistencës në luftën kundër terrorizmit takfirist në rajon dhe sidomos në Irak, theksoi: “Solidariteti, koordinimi dhe uniteti i myslimanëve mund të bëhet shkak që të parandalohet krijimi i grupeve takfiriste siç është ISIS”. Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Irakut në këtë takim vuri në dukje marrëdhëniet bilaterale mes Bagdadit dhe Teheranit dhe deklaroi: “Garda e Revolucionit Islamik të Iranit ka zhvilluar një bashkëpunim shumë të gjerë me forcat popullore Hashd Sha’bi të Irakut në luftën kundër grupit terrorist ISIS deri në thyerjen dhe shpartallimin e këtij grupi terrorist takfirist”. Gjeneral Ahmed Xhasem Al-Mearexh duke thënë se Iraku pohon qartë rolin aktiv dhe pozitiv të Iranit në luftën kundër terroristëve të ISIS, u shpreh optimist se marrëdhëniet e të dy vendeve në të ardhmen do të thellohen më shumë dhe të formohen komisionit e përbashkëta përkatëse për zgjerimin e bashkëpunimeve në fusha të ndryshme mbrojtëse dhe ushtarake.