Ruhani: Çdo armik do të dështojë përball Iranit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke folur për komplotet e armiqve kundër Iranit, theksoi se Irani me rezistencë, unitet dhe optimizëm në të ardhmen, do ta thyejë çdo armik.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamik të Iranit, ditën e shtunë në ceremoninë e vlerësimit të pozitës së mësuesit dhe përkujtimin e 100 vjetorit të themelimit të sistemit arsimor bashkëkohor të Iranit, deklaroi se Irani me madhërinë, pavarësinë dhe ndikimin e vet në rajon dhe në botë, duket të jetë i padurueshëm për Amerikën.
Ruhani duke theksuar se esenca e Revolucionit Islamik ishte pavarësia, tha: “Amerika për të realizuar qëllimet e veta të paligjshme, dëshiron të reduktojë sasinë e të ardhurave valutore të Iranit, mirëpo Republika Islamike e Iranit për t’u përballur me këtë komplot, ka menduar masat e duhura”.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu vuri në dukje veprimin e Amerikës në anulimin e amnistisë nga sanksionet amerikan për disa vendeve blerës së naftës së Iranit, tha: “Pavarësisht sanksioneve të Amerikës, Irani do ta shesë naftën e vet”.
Ruhani duke folur për komplotet e regjimit sionist dhe të regjimit Al Saud për të penguar zbatimin e marrëveshjes bërthamore, theksoi: “Qeveria aktuale e Amerikës me parat e radikalëve racist, sionistëve dhe të Arabisë Saudite, po kryen veprimet e saj kundër Iranit”.