Larixhani: Veprimet anti-iraniane të amerikanëve, tregojnë mungesën e stabilitetit të tyre
(last modified Sun, 05 May 2019 12:53:07 GMT )
May 05, 2019 14:53 Europe/Tirane
  • Larixhani: Veprimet anti-iraniane të amerikanëve, tregojnë mungesën e stabilitetit të tyre

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se veprimet anti-iraniane të amerikanëve tregojnë mungesën stabilitetit në politikën e tyre.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Larixhani ditën e diele në seancën plenare të Parlamentit Islamik të Iranit, tha: "Veprimet e fundit të autoriteteve të regjimit të Amerikës kundër Gardës Revolucionare të Iranit dhe vazhdimi i disa sanksioneve në lidhje me aktivitetet paqësore atomike të Iranit, përbëjnë një përpjekje për të krijuar një huti dhe paqartësi në arenën ndërkombëtare".

Larixhani theksoi: "Autoritetet amerikane po zhvillojnë luftë psikologjike kundër Iranit, mirëpo ashtu si gjithmonë, përsëri do të dështojnë".

 

Tags