Maxhid Maxhidi vlerëson Erdoganin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87755-maxhid_maxhidi_vlerëson_erdoganin
Maxhid Maxhidi, regjisori i njohur iranian, ka vlerësuar mbështetjen e Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë, për shkak të transmetimit të filmit "Muhamed Resulullah" (Muhamedi i dërguari i Zotit) në këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 05, 2019 11:36 Europe/Tirane
  • Maxhid Maxhidi vlerëson Erdoganin

Maxhid Maxhidi, regjisori i njohur iranian, ka vlerësuar mbështetjen e Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë, për shkak të transmetimit të filmit "Muhamed Resulullah" (Muhamedi i dërguari i Zotit) në këtë vend.

Agjencia e lajmeve Anatoly, njoftoi se Maxhid Maxhidi, regjisori i njohur iranian, gjatë një deklarate, duke vlerësuar mbështetjen e Rexhep Taip Erdogan, ka thënë: "Grupet lobiste me dollarë kanë penguar transmetimin e filmit "Muhamed Resulullah" në vende të ndryshme të botës. Prandaj shpreh falënderimin tim të veçantë ndaj presidentit të Turqisë për arsye se ky film u shfaq në ekranet e kinemave vetëm në Turqi".

Maxhid Maxhidi i cili ishte mysafir special i një festivali me titull "Ditët e kinemasë sufiste" në Konjë, deklaroi: "Letërsia dhe kultura e Iranit është e ndikuar nga mësimet dhe idetë e Xhelaludin Rumij Mevlana. Kinemaja është një mjet me ndikim për prezantimin e Islamit në botë, mirëpo për fat të keq gjatë viteve të fundit është vërejtur prani e madhe e grupeve ekstremiste në rajon të cilët vetëm po e prishin imazhin e vërtetë të Islamit. Grupe të tilla nuk kanë lidhje fare me Islamin e vërtetë, mirëpo për fat të keq në perëndim nuk transmetohen mesazhet e bukura dhe të mëshirës së kësaj feje".