Studenti iranian fiton medalje ari në festivalin e shpikjeve në Gjenevë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87777-studenti_iranian_fiton_medalje_ari_në_festivalin_e_shpikjeve_në_gjenevë
Muhamedreza Maxhidi, studenti iranian, ka fituar medalje ari në festivalin e 47-të të shpikjeve në Gjenevë të Zvicrës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 06, 2019 11:35 Europe/Tirane
  • Studenti iranian fiton medalje ari në festivalin e shpikjeve në Gjenevë

Muhamedreza Maxhidi, studenti iranian, ka fituar medalje ari në festivalin e 47-të të shpikjeve në Gjenevë të Zvicrës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamedreza Maxhidi, studenti iranian, për shkak të ndërtimit të një lloj pomade të lëkurës, është vlerësuar nga komiteti i festivalit të shpikjeve të Gjenevës dhe përveçse ka fituar medalje ari, ka fituar edhe çmimin special "Special Prize" të këtij festivali.

Pomada e lëkurës të cilën e ka shpikur ky student iranian përmban specifika mbrojtëse përball rrezeve X dhe mund ta mbrojë lëkurën nga dëmtimi i këtyre rrezeve.

Kjo pomadë mund të përdoret edhe në disa fotografime mjekësore dhe gjithashtu kjo teknologji mund të shfrytëzohet në vende ku ka ndërhyrje të rrezeve.