Studenti iranian fiton medalje ari në festivalin e shpikjeve në Gjenevë
Muhamedreza Maxhidi, studenti iranian, ka fituar medalje ari në festivalin e 47-të të shpikjeve në Gjenevë të Zvicrës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamedreza Maxhidi, studenti iranian, për shkak të ndërtimit të një lloj pomade të lëkurës, është vlerësuar nga komiteti i festivalit të shpikjeve të Gjenevës dhe përveçse ka fituar medalje ari, ka fituar edhe çmimin special "Special Prize" të këtij festivali.
Pomada e lëkurës të cilën e ka shpikur ky student iranian përmban specifika mbrojtëse përball rrezeve X dhe mund ta mbrojë lëkurën nga dëmtimi i këtyre rrezeve.
Kjo pomadë mund të përdoret edhe në disa fotografime mjekësore dhe gjithashtu kjo teknologji mund të shfrytëzohet në vende ku ka ndërhyrje të rrezeve.