Një pjesë e aktiviteteve atomike të Iranit rifillojnë së shpejti
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87780-një_pjesë_e_aktiviteteve_atomike_të_iranit_rifillojnë_së_shpejti
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Irani në reagim ndaj daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe mos zbatimit të zotimeve të shteteve evropiane në zbatimin e kësaj marrëveshje, Irani në hapin e parë, do të rifillojë një pjesë të aktiviteteve atomike që ishin ndërprerë në kuadër të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 06, 2019 12:13 Europe/Tirane
  • Një pjesë e aktiviteteve atomike të Iranit rifillojnë së shpejti

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Irani në reagim ndaj daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe mos zbatimit të zotimeve të shteteve evropiane në zbatimin e kësaj marrëveshje, Irani në hapin e parë, do të rifillojë një pjesë të aktiviteteve atomike që ishin ndërprerë në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sejed Abas Erakçi ditën e hënë duke theksuar se aktualisht çështja e daljes së Teheranit nga marrëveshja bërthamore nuk është në diskutim, shtoi: "Programet e paraparë të Iranit në kuadër të paragrafit 36 të marrëveshjes bërthamore do të vendosen në zbatim dhe në këtë mënyrë reduktohet një pjesë e zotimeve të Teheranit ndaj kësaj marrëveshje".

Në bazë të paragrafit 36 të marrëveshjes bërthamore, Irani në rast të rikthimit të sanksioneve, ka të drejtë të reduktojë disa zotime të tij.

Erakçi tha: "Veprimet reciproke të Republikës Islamike të Iranit ndaj daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe mos zbatimit të zotimeve të shteteve evropiane, do të deklarohen të mërkurën më 8 maj që është edhe njëvjetori i daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore.