Ruhani: Ne kërkojmë përdorimin e logjikës në marrëdhëniet ndërkombëtare
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me emirin e Katarit, marrëdhëniet mes dy vendeve i ka cilësuar vëllazërore dhe në interes të të dy kombeve dhe tha: Teherani në marrëdhëniet ndërkombëtare kërkon të mbizotërojnë qëndrimet moderatorë dhe të logjikshme.
Dje presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, mbajti një bisedë telefonike me sheik Tamim bin Hamd Al Thani emiri i Katarit. Në këtë bisedë telefonike është theksuar zgjerimi i marrëdhënieve të Teheranit me të gjitha vendet e rajonit mes tyre Katarin. Me këtë rast presidenti Ruhani shprehu urimet për nisjen e muajit të bekuar të Ramazanit dhe tha: Ne në ditët e vështira kemi treguar se i qëndrojmë pranë vëllezërve katariotë dhe jemi të gatshëm të zgjerojmë bashkëpunimet tonë me këtë vend mik. Presidenti iranian tha se objektivi kryesor i kufizimeve të Amerikës ndaj eksportit të naftës iraniane është destabilizimi i rajonit dhe shpresoi se në kuadër të bashkëpunimit politik me miqtë, rajoni i gjirit Persik do të përjetojë stabilitet dhe Siguri.