Zarif shkon në Moskë për të diskutuar zhvillimet rajonale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87821-zarif_shkon_në_moskë_për_të_diskutuar_zhvillimet_rajonale
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif është planifikuar të vizitojë Moskën të martën mbrëma për të biseduar me homologun e tij rus Sergei Lavrov për çështje me interes të përbashkët si dhe zhvillimet më të fundit rajonale dhe ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 07, 2019 15:32 Europe/Tirane
  • Zarif shkon në Moskë për të diskutuar zhvillimet rajonale

Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif është planifikuar të vizitojë Moskën të martën mbrëma për të biseduar me homologun e tij rus Sergei Lavrov për çështje me interes të përbashkët si dhe zhvillimet më të fundit rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjatë vizitës, të dy ministrat e jashtëm do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi marrëveshjen paqësore bërthamore të Iranit dhe çështje të tjera rajonale dhe ndërkombëtare. Të dyja palët po ashtu do të shqyrtojnë çështje të ndryshme të tilla si zgjerimi i bashkëpunimit midis dy ministrive të jashtme, lehtësimin e udhëtimit dhe akomodimit të stafit të linjave ajrore të të dy vendeve. Gjatë vizitës, Zarif dhe Lavrov do të nënshkruajnë një marrëveshje për lehtësimin e shkëmbimit të vizitave midis shtetasve të të dy vendeve. Pas takimit, dy ministrat e jashtëm do të marrin pjesë në një konferencë të përbashkët shtypi.