Vizita e Zarif në Moskë
Muhamed Xhavad Zarif ministër I jashtëm I Republikës Islamike të Iranit në krye të një delegacioni të lartë ka shkuar për një vizitë në Moskë.
Gjatë kësaj vizite, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit do të takohet me Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë me të cilin do të diskutojë për çështjet dypalëshe, marrëveshjen bërthamore dhe çështje të tjera rajonale dhe ndërkombëtare. Vizita e shefit të diplomacisë iraniane bëhet në kohën kur kërcënimet e Amerikës kundër Iranit janë shtuar dhe qarqet analitike janë duke shqyrtuar qëllimet e Amerikës në krijimin e tensioneve të reja në rajon. Këto qëllime me padyshim janë reagim ndaj dështimit të politikave rajonale të Amerikës dhe goditjes që ka marrë terrorizmi i mbështetur nga Amerika, Izraeli dhe Arabia Saudite në Siri. Bashkëpunimi mes Iranit dhe Rusisë në Siri, në kushtet kur Amerika përpiqet që terrorizmin e drejtuar në rajon ta përdorë si mjet për ndarjen dhe shpërbërjen e rajonit nëpërmjet zbatimit të planit për Akordin e Shekullit, është bërë shkak që ky skenar të dështojë. Përveç kësaj Rusia në çështjen e dijes së energjisë paqësore bërthamore dhe në ndërtimin e centraleve atomike ka bashkëpunim me Iranin. Donald Trump president i Amerikës me veprimet e tij ka treguar se nuk dëshiron të pranojë realitetin dhe përpiqet që me çdo mjet siç janë sanksionet, të dëmtojë marrëdhëniet strategjike të Iranit dhe Rusisë dhe të shkatërrojë rolin rajonal të Iranit. Me siguri këto veprime të tij nuk kanë qëndruar pa përgjigjen e Rusisë. Vladimir Putin president i Rusisë duke reaguar ndaj sanksioneve të Amerikës dhe tërheqjes së Donald Trump nga marrëveshja bërthamore ka thënë: Tërheqja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore është një veprim i njëanshëm dhe i jashtëligjshëm dhe Moska në koordinim me palët e tjera mbështet vazhdimin e marrëveshjes bërthamore. Putin gjithashtu në takimin me Hasan Ruhani presidentin e Republikës Islamike të Iranit, takim që u mbajt në qytetin Soçi të Rusisë, Iranin e ka cilësuar partner të sigurt për Rusinë dhe theksoi se të dy vendet me zgjerimin e lidhjeve dhe bashkëpunimeve dypalëshe plotësojnë interesa të shumta të përbashkëta. Të gjithë këto faktorë tregojnë se marrëdhëniet e Iranit dhe Rusisë në çështjet strategjike me gjithë disa mosmarrëveshje por në përgjithësi kanë lënë ndikim të madh. Ndoshta për këtë arsye Ilan Berman analist amerikan në një raport të tij ka shkruar se Donald Trump ka dështuar në përpjekjet e tij për të krijuar përçarje mes Iranit dhe Rusisë dhe ka thënë: Presidenti i ri dhe këshilltarët e tij shumë shpejt do të arrijnë në përfundimin se përpjekja për të krijuar përçarje të shpejtë në marrëdhëniet mes Iranit dhe Rusisë, është diçka e tepruar. Zhvillimet e dekadave të fundit tregojnë se lidhjet ushtarake, politike dhe ekonomike të Iranit dhe Rusisë gjithmonë kanë që të forta dhe të pandara.