Irani u dorëzon letër vendeve nënshkruese të marrëveshjes bërthamore
Ambasadorët e vendeve nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, sot më 8 maj janë ftuar në ministrinë e jashtme të Iranit dhe atyre u është dorëzuar letra e Hasan Ruhani presidentit të Republikës Islamike të Iranit.
Në këtë letër është theksuar vendimi për pezullimin e disa zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Këshilli i sigurisë kombëtare të Iranit duke iu drejtuar vendeve nënshkruese të marrëveshjes bërthamore ka thënë: Irani në kuadër të mbrojtjes së sigurisë dhe interesave kombëtare dhe në kuadër të zbatimit të të drejtave të tij të përcaktuara nga nenet 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore, prej sot ndërpret disa prej zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. këshilli i sigurisë kombëtare në këtë deklaratë ka thënë: Irani përgjatë një viti të kaluar dhe pas daljes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe shkeljes së rezolutës dhe vendimeve të KS të OKB, ka treguar vetëpërmbajtje të jashtëzakonshme dhe me kërkesave të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore atyre u ka thënë një mundësi më shumë. Këshilli i Sigurisë Kombëtare u ka dhënë vendeve nënshkruese të marrëveshjes bërthamore përkatësisht Anglisë, Francës, Rusisë dhe Kinës, 60 ditë afat kohë për zbatimin e zotimeve të tyre në sektorin bankar dhe naftore dhe kat hënë: Në çdo kohë kur të plotësohet kërkesat e Iranit, Teherani në atë masë do të zbatojë zotimet e ndërprera prej tij mirëpo në rast të kundër Irani hap pas hapi do të pezullojë zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Për momentin Irani nuk e sheh veten të obliguar për të kufizuar depozitimin e uraniumit të pasuruar dhe atë të ujit të rëndë. Irani është i gatshëm që të vazhdojë konsultat e tij me pjesëtarët e mbetur të marrëveshjes bërthamore në të gjitha nivelet mirëpo përballë çdo veprimi të papërgjegjshëm siç është dërgimi i dosjes në KS të OKB apo vendosja e sanksioneve, do të marrë masa të menjëhershme dhe të prera. Gjithashtu sot në një letër që Muhamed Xhavad Zarif i ka dërguar Federika Mogherini shefe e politikës së jashtme të BE, ai ka informuar atë mbi masat që do të ndërmarrë Irani. Më 8 maj të vitit 2018 Donald Trump mori vendi për tërheqjen e njëanshme të vendit të tij nga marrëveshja bërthamore dhe rikthimin e sanksioneve kundër Iranit.