Kamalvandi: Veprimi i Iranit është i bazuar në marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87855-kamalvandi_veprimi_i_iranit_është_i_bazuar_në_marrëveshjen_bërthamore
Zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit deklaroi se në bazë të paragrafit 26 të marrëveshjes bërthamore, Irani ka të drejtë të pezullojë zbatimin e një pjese të angazhimeve të veta në mënyrë të pjesërishme ose të përgjithshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 09, 2019 07:50 Europe/Tirane
  • Kamalvandi: Veprimi i Iranit është i bazuar në marrëveshjen bërthamore

Zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit deklaroi se në bazë të paragrafit 26 të marrëveshjes bërthamore, Irani ka të drejtë të pezullojë zbatimin e një pjese të angazhimeve të veta në mënyrë të pjesërishme ose të përgjithshme.

Behruz Kamalvandi të mërkurën në mbrëmje në një intervistë me programin “Titulli i Mbrëmjes” në kanalin televiziv informativ të Iranit, deklaroi: “Durimi strategjik i Iranit përgjatë një viti të kaluar ishte i qartë për Bashkësinë Ndërkombëtare. Irani në bazë të marrëveshjes bërthamore, pjesën shtesë më tepër se 300 kg të uraniumit të pasuruar dhe të 130 tonëve të ujitë të rëndë ka eksportuar jashtë shtetit dhe është zotimi i Iranit që të mos pasurojë uraniumit në nivele më të larta se 3.67%”.

Behruz Kamalvandi në vazhdim theksoi: “Me një afat 2 mujor që u është dhënë palëve të tjera, Irani më nuk e konsideron veten të obliguar që të shesë pjesën shtesë të uraniumit të pasuruar që kalon mbi 300 kg dhe në fushën e ujitë të rëndë gjithashtu nuk konsideron se ka më zotime për vete”.

Kamalvandi u shpreh optimist se Evropa gjatë këtij afati dy mujor të marrë masa esenciale për zbatimin e zotimeve të saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Kamalvandi gjithashtu theksoi se në rast të dërgimit të dosjes së Iranit në KS të OKB, kjo do të thotë se kthimi i situatës siç ka qenë para marrëveshjes bërthamore dhe Irani më nuk e konsideron obligim zbatimin e marrëveshjes bërthamore.