Sanksionet e reja të Amerikës kundër Iranit masa për presione maksimale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87864-sanksionet_e_reja_të_amerikës_kundër_iranit_masa_për_presione_maksimale
Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 09, 2019 15:22 Europe/Tirane
  • Sanksionet e reja të Amerikës kundër Iranit masa për presione maksimale

Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit.

Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione u kthyen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor 2018. Donald Trump presidenti i Amerikës me një tjetër veprim armiqësor kundër Republikës Islamike të Iranit ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv për vendosjen e sanksioneve të reja kundër sektorit të metaleve në Iran. Sanksionet e reja të Amerikës kundër Iranit prekin sektorin e metaleve si hekuri, çeliku, alumini dhe bakri. Këto sanksione vendosen për të ulur të ardhurat e Iranit nga eksporti i këtyre metaleve. Sanksionet e jashtëligjshme të Amerikës vendosen në përvjetorin e parë të tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore. Me anë të këtyre sanksioneve, Amerika do të bllokojë dhe mbyllë llogaritë e të gjitha kompanive apo bizneseve të cilët janë aktiv në sektorin e minierës dhe metaleve në Iran, kanë investuar apo kryejnë transaksione bankare në këtë fushë. Në këtë urdhër Donald Trump ka pretenduar se nëse Irani nuk ndryshon sjelljen e tij atëherë ai do të përballet me më shumë presione. Amerika pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore ka ndjekur programin e ushtrimit të sa më shumë presioneve ndaj Iranit. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimin konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Sanksionet amerikane kundër Teheranit janë kundërshtuar edhe nga shumë analistë dhe qarqe të ndryshme ndërkombëtare. Reporteri i pavarur i të drejtave të njeriut pranë OKB, sanksionet ekonomike të Amerikës kundër Iranit me qëllime politike i ka cilësuar shkelje e plotë e të drejtave të njeriut dhe e dispozitave ndërkombëtare. Idriz Xhazaeri, ka thënë: Heqja e vendimit përjashtues për blerësit e naftës së Iranit, me gjithë protestimin e Turqisë dhe të vendeve të tjera është faktor tepër shqetësues. Mosmarrëveshjet politike mes qeverive nuk duhet të bëhen shkak për katastrofa ekonomike dhe njerëzore që prekin jetën e popullit të thjeshtë. Xhazaeri i cili është aktiv në ndikimet negative të sanksioneve, lidhur me sanksionet e njëanshme të Amerikës kundër Iranit, Kubës dhe Venezuelës ka thënë: Ndryshimi i sistemeve apo i sjelljes së tyre nëpërmjet veprimeve ekonomike shkakton shkeljen e të drejtave të njeriut dhe kjo në asnjë mënyrë nuk pranohet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Shtëpia e Bardhë prej dy majit ka anuluar vendimin e mëparshëm për përjashtimin e vendeve blerëse të naftës iraniane nga sanksionet amerikane. Lideri suprem i revolucionit islamik më 9 janar të këtij viti ka thënë: amerikanët të gëzuar thonë se kanë sanksionuar kombin iranian në formë të pashoq në histori, mirëpo populli iranian me ndihmën e Zoti do tu japë atyre disfatën më të madhe në histori. Irani përgjatë 40 viteve të kaluara ka treguar se mund tu bëjë ballë të gjitha sanksioneve të Amerikës dhe të gjitha politikave armiqësore të Donald Trump. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, kohët e fundit ka thënë se politika e Trump kundrejt Iranit është e destinuar të dështojë dhe ka shtuar: Trump mundohet të fusë kthetrat në çdo gjë të vogël për ta treguar veten të suksesshëm me politikat e tij të dështuara përballë Iranit. Iranianët kurrë nuk dorëzohen përballë presioneve të Amerikës. Sanksionet më të reja kundër sektorit të metaleve të Iranit, janë shkelje e marrëveshjes bërthamore dhe e rezolutës 2231 të KS të OKB. Mirëpo Irani me masat e tij do të bëjë që të dështojnë të gjitha planet dhe programet e Amerikës.