Takht’revançi: Donald Trump nuk është I besueshëm
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87880-takht’revançi_donald_trump_nuk_është_i_besueshëm
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB duke reaguar ndaj pretendimeve të presidentit amerikan për negociata me Irani ka thënë se Donald Trump është i pabesueshëm.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 10, 2019 05:28 Europe/Tirane
  • Takht’revançi: Donald Trump nuk është I besueshëm

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB duke reaguar ndaj pretendimeve të presidentit amerikan për negociata me Irani ka thënë se Donald Trump është i pabesueshëm.

Maxhid Takht’revançi në përgjigje të pyetjes së gazetarit të kanalit të NBC lidhur me atë se a është i gatshëm Irani të ulet në tryezën e bisedimeve, ka thënë: Donald Trump së pari duhet të përgjigjet se përse e ka lënë tryezën e bisedimeve. Takht’revançi tha se Donald Trump u largua nga tryeza e bisedimeve në kohën kur ajo ishte konfirmuar nga fuqitë e tjera të botës dhe nga KS i OKB. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ndër të tjera shtoi: Kush e di se presidenti amerikan edhe një herë tjetër nuk largohet nga tryeza e bisedimeve pasi ai shkel ligjet ndërkombëtare dhe i anulon ato. Takht’revançi lidhur me pretendimet e presidentit amerikan për bisedime me Iranin për të mos arritur armën bërthamore ka thënë: Mesa duket Trump nuk është në dijeni të faktit se Irani nuk synon armën atomike. Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB përmendi edhe 14 raportet e ANEA dhe dekretin fetar të liderit suprem, të cilat vërtetojnë këtë fakt. Presidenti amerikan ka thënë: Nga liderët e Iranit kërkoj të më kontaktojnë mua dhe të flasim për një marrëveshje të mirë, një marrëveshje që do t’i ndihmojë ata të dalin nga kriza ekonomike. Trump pretendoi se “ nga iranianët nuk kërkoj shumë vetëm ata të mos kenë armë atomike”.