Turqia thekson mbi mbështetjen e Iranit kundër sanksioneve të SHBA
Kreu i Komitetit të Politikës së Jashtme të Asamblesë Kombëtare Turke theksoi mbi vazhdimin e mbështetjes së vendit për Republikën Islamike të Iranit kundër sanksioneve të njëanshme të SHBA.
Volkan Bozeker, kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit turk, tha gjatë një takimi me ambasadorin iranian Mohammad Farazmand se sanksionet amerikane kundër Iranit janë një gabim dhe nuk do të arrijnë synimet. Kreu i Komitetit të Politikës së Jashtme të Asamblesë Kombëtare Turke foli edhe për marrëdhëniet e Turqisë me Republikën Islamike të Iranit dhe shtoi se Teherani dhe Ankara luajnë një rol kyç në vendimet kyçe rajonale. Mohammad Farazmand, ambasadori iranian në Turqi, gjithashtu falënderoi Ankaranë për mbështetjen e dhënë për Teheranin.