Dorëzimi nuk përputhet me kulturën dhe fenë e iranianëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87923-dorëzimi_nuk_përputhet_me_kulturën_dhe_fenë_e_iranianëve
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë përmendi presionet politike dhe ekonomike të armiqve kundër Republikës Islamike të Iranit dhe tha se kombi iranian kurrë nuk do të dorëzohet përballë këtyre presioneve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 12, 2019 04:44 Europe/Tirane
  • Dorëzimi nuk përputhet me kulturën dhe fenë e iranianëve

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë përmendi presionet politike dhe ekonomike të armiqve kundër Republikës Islamike të Iranit dhe tha se kombi iranian kurrë nuk do të dorëzohet përballë këtyre presioneve.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një takim me aktivistë politikë tha se dorëzimi nuk përputhet me kulturën dhe fenë e iranianëve. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sa i përket sanksioneve politike dhe ekonomike të armiqve kundër Iranit islamik tha se ato janë një luftë e pashoq në historinë e revolucionit islamik dhe shtoi se në një këtë ambient të gjitha forcat revolucionare duhet të jenë të bashkuar dhe unik. Presidenti Ruhani vuri në dukje se kombi iranian nuk dorëzohet dhe nuk përkulet përballë agresorëve dhe arrogantëve dhe shtoi se Irani në rezistencë ka vullnet dhe Amerika do të dështojë. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione u kthyen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor 2018. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimin konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.