Gjermania kritikon politikat e Donald Trump karshi Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87968-gjermania_kritikon_politikat_e_donald_trump_karshi_iranit
Zv/ministri i jashtëm i Gjermanisë, i ka konsideruar të paligjshme politikat e presidentit amerikan kundër Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 13, 2019 15:38 Europe/Tirane
  • Gjermania kritikon politikat e Donald Trump karshi Iranit

Zv/ministri i jashtëm i Gjermanisë, i ka konsideruar të paligjshme politikat e presidentit amerikan kundër Iranit.

Niels Anen duke shprehur shqetësim ndaj retorikës së ashpër të Donald Trump kundër Iranit, ka thënë: Politikat e Donald Trump ndaj Iranit janë të paligjshme dhe shkelje e rezolutave të OKB-së. Niels Anen, duke theksuar se qeveria gjermane dëshiron t'i përmbahet marrëveshjes bërthamore të Iranit, i ka kërkuar kompanive gjermane të nxisin tregtinë e ligjshme me Iranin. Ministri i jashtëm gjerman Haiko Mass, gjithashtu ka thënë se Evropa dhe Berlini bëjnë thirrje për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin.