Ruhani: Iranin e fuqishëm nuk mund ta kërcënojë ndokush
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë në një takim me dijetarë dhe mendimtarë nga i gjithë vendi ka thënë: Irani islamik dhe kombi iranian është aq i madh saqë askush nuk mund ta kërcënojë atë.
Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit pasi theksoi se sot po përballemi me kërcënime të ndryshme nga ana e armiqve shtoi: Me krenari, fuqi dhe dështimin e armiqve do të tejkalojmë këtë fazë të vështirë. Presidenti iranian duke përmendur pjesëmarrjen e rëndësishme të myslimanëve sunitë në skenat e ndryshme të revolucionit tha: Sunitët janë aktivë në të gjitha skenat si zgjedhjet dhe zgjedhin përfaqësuesit e tyre. revolucioni islamik i Iranit nuk i përket ndonjë feje të veçantë por i përket të gjithë popullit iranian dhe të gjithë ndjekësit e fesë janë të angazhuar në formë aktive dhe të gjerë dhe të gjithë janë padronë të vendit dhe revolucionit. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera pasi vuri në dukje se që nga fitorja e revolucionit islamik myslimanët sunitë në provincat kufitare gjithmonë kanë qenë roje besnik të shtetit të Republikës Islamike të Iranit shtoi se sot jemi dëshmitarë të faktit se si shiitët dhe sunitët janë përkrah njëri tjetrit për progresin dhe zhvillimin e vendit.