Zarif: Amerika pa kurrfarë arsye po shton tensionet me Iranin
Ministri i punëve të jashtme të Iranit në një intervistë televiziv me agjencinë e lajmeve INI, duke thënë se Irani gjithnjë është vetëmbrojtur, deklaroi se Amerika pa kurrfarë arsye po shton tensionet me Iranin.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif në këtë intervistë ekskluzive, deklaroi: “Amerika ka shtuar tensionet në mënyrë të panevojshme. Irani nuk synon tensione, por gjithnjë është vetëmbrojtur”.
Ministri i punëve të jashtme gjithashtu në lidhje me qëllimet e vizitës së tij në Indi, tha: “Nju Dehli është një prej partnerëve të afërt të Iranit dhe ne me Indinë në shumë fusha të ndryshme kemi marrëdhënie shumë të gjera. Qysh më parë është projektuar një sistem financiar i veçantë mes Iranit dhe Indisë dhe ky sistem shfrytëzohet për bashkëpunime bilaterale mes të dy vendeve”.
Zarif theksoi: “India është prej blerësve më të mëdhenj të naftës së Iranit”.