Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Indisë theksojnë zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87983-ministrat_e_jashtëm_të_iranit_dhe_indisë_theksojnë_zgjerimin_e_marrëdhënieve_bilaterale
Ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe ministrja e punëve të jashtme të Indisë kanë biseduar në lidhje me çështjet bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 14, 2019 13:17 Europe/Tirane
  • Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Indisë theksojnë zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale

Ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe ministrja e punëve të jashtme të Indisë kanë biseduar në lidhje me çështjet bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit i cili të martën (sot) ka shkuar për një vizitë zyrtare në Nju Delhi, kryeqytetin e Indisë, ka zhvilluar një takim me Sushma Swaraj, ministren e punëve të jashtme të Indisë.

Deklarimi i qëndrimeve të Republikës Islamike të Iranit në lidhje me zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare, shqyrtimi i procesit të bashkëpunimeve, si dhe çështja e marrëveshjes bërthamore konsiderohen të jenë tema kryesore për të cilat ka diskutuar shefi i diplomacisë iraniane me shefen e diplomacisë indiane.

Sot në Nju Delhi zhvillohet edhe takimi i 11-të i komisionit të përbashkët për çështje të konsullatave të Iranit dhe Indisë.

Lehtësimi i procedurave për lëshimin e vizave sidomos për tregtarët dhe turistët e të dy vendeve si dhe zgjidhja e problemit të personave të burgosur mes Iranit dhe Indisë konsiderohen prej temave kryesore të takimit të këtij komisioni.

Irani dhe India kanë shkëmbime tregtare në blerë mbi 17 miliardë dollarë.