Ruhani: Amerika nuk mund të gjunjëzojë kombin e madh iranian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i87996-ruhani_amerika_nuk_mund_të_gjunjëzojë_kombin_e_madh_iranian
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë takimit të funksionarëve dhe autoriteteve të shtetit me liderin suprem të revolucionit islamik, tha se Amerika nuk mund të gjunjëzojë kombin e madh iranian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 15, 2019 05:43 Europe/Tirane
  • Ruhani: Amerika nuk mund të gjunjëzojë kombin e madh iranian

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë takimit të funksionarëve dhe autoriteteve të shtetit me liderin suprem të revolucionit islamik, tha se Amerika nuk mund të gjunjëzojë kombin e madh iranian.

Hasan Ruhani përmendi sanksionet dhe presionet e Amerikës kundër Iranit dhe tha: Amerikanët kanë gabuar në llogaritë e tyre dhe gabojnë kur kujtojnë se brenda disa muajsh mund të gjunjëzojnë kombin iranian. Ata kanë përcaktuar data për këtë mirëpo populli iranian në historinë e Republikës Islamike të Iranit ka krijuar një rezistencë dhe qëndresë heroike. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi se lideri suprem, populli, qeveria dhe parlamenti do të bëhen shkak për dështimin e armikut dhe shtoi se sot armiku po ushtron presione dhe forcë dhe në mëngjes dërgon anije ndërsa në darkë jep numër telefoni. Hasan Ruhani ndër të tjera përmendi rezistencën e kombit iranian pas tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe tha se Irani u ka dhënë mjaftueshëm afat kohë miqve të tij dhe BE që të zbatojnë angazhimet dhe zotimet e tyre.