Abdulahian: Evropa duhet të fillojë hapat e saj praktikë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88011-abdulahian_evropa_duhet_të_fillojë_hapat_e_saj_praktikë
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare ka thënë: Evropa duhet të fillojë veprimin e saj në kohën e duhur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 15, 2019 15:54 Europe/Tirane
  • Abdulahian: Evropa duhet të fillojë hapat e saj praktikë

Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare ka thënë: Evropa duhet të fillojë veprimin e saj në kohën e duhur.

Hosein Amir Abdulahian, Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare, të mërkurën në një takim me ambasadorin gjerman në Teheran, Michael Klor-Berchtold, duke iu referuar mbështetjes politike të vendeve evropiane për të ruajtur marrëveshjen bërthamore dhe ka kritikuar moszbatimin e mekanizmit të veçantë të Bashkimit Evropian dhe Iranit (INETEX), duke thënë se moszbatimi i INSTEX do të rris mosbesimin e popullit dhe qeverisë iraniane ndaj Evropës. Abdulahian duke folur gjithashtu mbi rolin e rëndësishëm të Iranit në rajon, si dhe pozitën e Gjermanisë në Evropë, deklaroi: Parlamenti i Iranit mbështet vazhdimin e konsultimeve Teheran-Berlin me qëllim të marrjes së hapave praktikë.