Abdulahian: Evropa duhet të fillojë hapat e saj praktikë
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare ka thënë: Evropa duhet të fillojë veprimin e saj në kohën e duhur.
Hosein Amir Abdulahian, Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare, të mërkurën në një takim me ambasadorin gjerman në Teheran, Michael Klor-Berchtold, duke iu referuar mbështetjes politike të vendeve evropiane për të ruajtur marrëveshjen bërthamore dhe ka kritikuar moszbatimin e mekanizmit të veçantë të Bashkimit Evropian dhe Iranit (INETEX), duke thënë se moszbatimi i INSTEX do të rris mosbesimin e popullit dhe qeverisë iraniane ndaj Evropës. Abdulahian duke folur gjithashtu mbi rolin e rëndësishëm të Iranit në rajon, si dhe pozitën e Gjermanisë në Evropë, deklaroi: Parlamenti i Iranit mbështet vazhdimin e konsultimeve Teheran-Berlin me qëllim të marrjes së hapave praktikë.