Zarif përjashton mundësinë e bisedimeve me SHBA
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif e përjashton çdo mundësi për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur regjimin e Uashingtonit "ngacmues" dhe që përpiqet t'i detyrojë të tjerët të veprojnë në mënyrë të paligjshme.
Zarif i bëri këto deklarata për mediat japoneze të enjten gjatë një vizite që zhvilloi në këtë vend, njofton agjencia e lajmeve Kyodo. "Jo, nuk ka mundësi për negociata", tha Zarif, kur u pyet nëse do të ishte i hapur për të mbajtur bisedime dypalëshe që synojnë lehtësimin e tensioneve midis Teheranit dhe Uashingtonit. "Kjo është hera e parë në histori që një dhunues po u thotë të gjithë vendeve të rëndësishme, se 'do t'ju dënoj nëse veproni diçka që nuk më pëlqen mua', tha ai. SHBA ka vendosur një politikë të "presionit maksimal" kundër Iranit.