Zarif: Shpëtimi i marrëveshjes bërthamore është detyrë e Bashkësisë Ndërkombëtare
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se shpëtimi i marrëveshjes bërthamore është detyrë e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe nëse Bashkësia Ndërkombëtare ndjenë se marrëveshja bërthamore është një arritje e rëndësishme, atëherë duhet të bëjë veprime serioze për ruajtjen e këtij traktati ashtu siç bënë Irani.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e premte në aeroportin e Pekinit, në një prononcim para gazetarëve, deklaroi: “Deri më tani Bashkësia Ndërkombëtare në vend të veprimeve serioze për të ruajtur marrëveshjen bërthamore, më shumë është mjaftuar vetëm me shprehjen e mendimeve dhe dhënien e deklaratave”.
Zarif në përkufizimin e veprimit serioz, tha: “Masat praktike dhe veprimi serioz janë tërësisht të përcaktuar qartë, duhet të normalizuar marrëdhëniet ekonomike me Iranin dhe ky është veprimi të cilin e ka theksuar në mënyrë të qartë marrëveshja bërthamore”.
Ministri i punëve të jashtme të Iranit shtoi: “Rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurisë së OKB gjithashtu thekson këtë çështje në mënyrë të qartë, prandaj është e nevojshme që Bashkësia Ndërkombëtare, shtetet e tjera anëtare të marrëveshjes bërthamore dhe miqtë e Iranit si Kina dhe Rusia nëse janë të interesuar që të ruhet ky traktat ndërkombëtar, atëherë me masa praktike dhe veprime serioze duhet të bëhen shkak që populli i Iranit të përfitojë nga interesat e marrëveshjes bërthamore”.