Zarif takon homologun e tij kinez
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88057-zarif_takon_homologun_e_tij_kinez
Ministri i jashtëm i Iranit z. Mohamed Xhevad Zarif u takua të premten me  homologun e tij kinez Wang Yi, me të cilin diskutoi mbi çështje të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 17, 2019 16:26 Europe/Tirane
  • Zarif takon homologun e tij kinez

Ministri i jashtëm i Iranit z. Mohamed Xhevad Zarif u takua të premten me  homologun e tij kinez Wang Yi, me të cilin diskutoi mbi çështje të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare.

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në këtë takim deklaroi se shpëtimi i marrëveshjes bërthamore është detyrë e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe nëse Bashkësia Ndërkombëtare ndjenë se marrëveshja bërthamore është një arritje e rëndësishme, atëherë duhet të bëjë veprime serioze për ruajtjen e këtij traktati ashtu siç bënë Irani. Para vizitës së tij në Kinë, Zarif gjithashtu vizitoi Japoninë, Turkmenistanin dhe Indinë dhe u takua me zyrtarët e lartë të këtyre vendeve me të cilët diskutoi mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.