Udhëtimi i Zarif në Pekin, bisedime shumëpalëshe politike dhe ekonomike
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, gjatë vizitës së tij në Tokio është takuar dhe ka biseduar me kryeministrin e Japonisë në lidhje me marrëdhëniet bilaterale, si dhe rreth çështjeve më të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, sidomos për marrëveshjen bërthamore.
Shinzu Abe, kryeministri i Japonisë, në këtë takim me Zarif, ka theksuar vullnetin e vendit të tij për ruajtjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve të vjetra miqësore me Iranin dhe deklaroi: “Marrëveshja bërthamore është një traktat i rëndësishëm dhe duhet bërë përpjekje për ruajtjen e këtij traktati ndërkombëtar”. Shinzu Abe gjithashtu ka shprehur shqetësime në lidhje me shtimin e tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme dhe ka theksuar rolin dhe pozitën e Iranit në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit. Ministri i punëve të jashtme të Iranit sot (të enjten) është takuar dhe ka biseduar edhe me ministrin e punëve të jashtme të Japonisë në lidhje me zhvillimet më të fundit në lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe veprimet e ligjshme të Republikës Islamike të Iranit për t’u përballur me shkeljet e ligjeve dhe sabotimet e qeverisë së Amerikës dhe mosveprimin e duhur të evropianëve në zbatimin e marrëveshjes bërthamore. Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif e përjashton çdo mundësi për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur regjimin e Uashingtonit "ngacmues" dhe që përpiqet t'i detyrojë të tjerët të veprojnë në mënyrë të paligjshme. Zarif i bëri këto deklarata për mediat japoneze të enjten gjatë një vizite që zhvilloi në këtë vend, njofton agjencia e lajmeve Kyodo. "Jo, nuk ka mundësi për negociata", tha Zarif, kur u pyet nëse do të ishte i hapur për të mbajtur bisedime dypalëshe që synojnë lehtësimin e tensioneve midis Teheranit dhe Uashingtonit. "Kjo është hera e parë në histori që një dhunues po u thotë të gjithë vendeve të rëndësishme, se 'do t'ju dënoj nëse veproni diçka që nuk më pëlqen mua', tha ai. SHBA ka vendosur një politikë të "presionit maksimal" kundër Iranit. Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se shpëtimi i marrëveshjes bërthamore është detyrë e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe nëse Bashkësia Ndërkombëtare ndjenë se marrëveshja bërthamore është një arritje e rëndësishme, atëherë duhet të bëjë veprime serioze për ruajtjen e këtij traktati ashtu siç bënë Irani. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e premte në aeroportin e Pekinit, në një prononcim para gazetarëve, deklaroi: “Deri më tani Bashkësia Ndërkombëtare në vend të veprimeve serioze për të ruajtur marrëveshjen bërthamore, më shumë është mjaftuar vetëm me shprehjen e mendimeve dhe dhënien e deklaratave”. Zarif në përkufizimin e veprimit serioz, tha: “Masat praktike dhe veprimi serioz janë tërësisht të përcaktuar qartë, duhet të normalizuar marrëdhëniet ekonomike me Iranin dhe ky është veprimi të cilin e ka theksuar në mënyrë të qartë marrëveshja bërthamore”. Ministri i punëve të jashtme të Iranit shtoi: “Rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurisë së OKB gjithashtu thekson këtë çështje në mënyrë të qartë, prandaj është e nevojshme që Bashkësia Ndërkombëtare, shtetet e tjera anëtare të marrëveshjes bërthamore dhe miqtë e Iranit si Kina dhe Rusia nëse janë të interesuar që të ruhet ky traktat ndërkombëtar, atëherë me masa praktike dhe veprime serioze duhet të bëhen shkak që populli i Iranit të përfitojë nga interesat e marrëveshjes bërthamore”. Ministri i jashtëm i Iranit z. Mohamed Xhevad Zarif u takua të premten me homologun e tij kinez Ëang Yi, me të cilin diskutoi mbi çështje të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare. Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në këtë takim deklaroi se shpëtimi i marrëveshjes bërthamore është detyrë e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe nëse Bashkësia Ndërkombëtare ndjenë se marrëveshja bërthamore është një arritje e rëndësishme, atëherë duhet të bëjë veprime serioze për ruajtjen e këtij traktati ashtu siç bënë Irani. Para vizitës së tij në Kinë, Zarif gjithashtu vizitoi Japoninë, Turkmenistanin dhe Indinë dhe u takua me zyrtarët e lartë të këtyre vendeve me të cilët diskutoi mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.